Sugjerojmë:

Pure për bebat, me pjeshkë, mollë, kajsi dhe dardhë

Veshtiresia
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
4 racione
Kalori:
15 gr gjalpë pa kripë
200 gr mollë e qëruar dhe e prerë në kubikë
100 gr dardhë e qëruar dhe e prerë në kubikë
125 gr pjeshkë, e qëruar dhe e prerë në kubikë
90 gr kumbulla, të qëruara dhe të prera në kubikë
20 gr kajsi të qëruara
ujë

Shkrini gjalpin në një tigan dhe më pas shtoni frutat, skuqini për 1 minutë më pas shtoni ujin.

Lëreni të vlojë. Mbulojeni me kapak, ziejini për 10 minuta derisa frutat të zbuten dhe uji të jetë pakësuar pak.

Përziejini derisa të arrijë konsistencën e dëshiruar.

Komento