Pure me karota për të voglin tuaj

Pure me karota

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • ⦁ 1 karotë;
  • ⦁ 1 banane;
  • ⦁ 2 lugë qumësht

Udhëzimet

1

Në fillim qëroni dhe prisni karotën e bananen në kubikë.

2

Në një tenxhere me 1 gotë uji, zieni karotën deri sa të zbutet.

3

Më pas e hiqni nga zierja dhe e lini të ftohet.

4

Pas kësaj, kalojeni karotën në blender së bashku me bananen për 2 minuta.

5

Në fund shtoni qumështin dhe vazhdoni ta bëni pure derisa të merrni një masë homogjene. Pasi të jetë disi e vakët, mund t'ia jepni bebes suaj!

Lini një koment