Pulë me rrush: Receta e një pjate të dytë të pasur në shije e vlera
4 copa gjoks pule
50 gr gjalpë
1 kub koncentrat perimesh
1 lugë kafeje sheqer
Vaj ulliri e.v
20 kokrra rrush të bardhë
2 lugë gjelle konjak
Gjysmë gote verë sherry e thatë
Gjysmë gote verë marsala
Majdanoz i grirë
Arrë moskat
Kripë e piper
1.Pastroni dhe lani copat e pulës, vendosini në një enë dhe pastaj shtoni verën marsala dhe atë Sherry. Shtoni pak kripë, piper e majdanoz.
2.Lëreni mishin të marinohet për 2-3 orë.
3.Më pas vendosini copat në një tigan, shtoni 2 lugë gjelle konjak, sheqerin dhe kokrrat e rrushit. Gatuajini për disa minuta, më pas shuajeni zjarrin.
4.Kullojini copat e pulës, ruajeni lëngun në të cilat i keni marinar dhe më pas skuqini në një tigan me vaj dhe pak gjalpë: Kur të jenë thuajse të gatuara, shtojuni lëngun e marinimit dhe lëreni të avullojë.
5.Shtojini përgatitjes edhe një kub koncentrati perimesh të thërrmuar dhe gjysmë gote uji. Mbulojeni me kapak dhe gatuajeni 10 minuta në zjarr të ulët.
6.Pasi pula të jetë gatuar, shtoni edhe kokrrat e rrushit që gatuat më parë, shtoni kripë sipas dëshirës, pak arrë moskat, lërini disa minuta të marrin shije dhe më pas servireni pjatën sa është e ngrohtë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment