E prisni fileton e pulës në kuba të vegjël dhë më pas e skuqni në një tigan me vajin e ullirit dhe një lugë ujë.
Shtoni patatet e prera gjithashtu në kuba të vegjël. I hidhni qumështin derisa të mbulohen të gjitha, dhe më pas shtoni edhe 100 ml ujë.
I lini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 30 minuta. E gjithë masa në fund duhet të mbetet në formë kremi, pra i gjithë uji duhet të ketë avulluar gjatë zierjes.
Në fund shërbejani fëmijës në dy forma, sic është, ose të grirë në grirëse.
Vlerat ushqyese
Zierja me qumësht e bën mishin të butë duke e bërë pjatën shumë kremoze. Duke shtuar edhe patatet ajo bëhet edhe më e butë dhe e pëlqyeshme për fëmijët.
Shtyp bananen me pirun derisa të bëhet krem. Shto tërshërën, vajin/gjalpin dhe kanellën (nëse do). Përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Me duar të lagura formo toptha ose shtypi si biskota të vogla. Vendosi në një tavë...
Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja...
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë. Ngrohni furrën në 190 gradë...
Komento