Sugjerojmë:

Pulë ‘alla diavola’ me erëza

Pulë ‘alla diavola’ me erëza

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 1 ore e 20 minuta

Një bashkim shijesh dhe aromash që e bën mishin delikat të pulës të vijë ndryshe në tryezat tona, falë vetive të erëzave të ndryshme, limonit e hudhrës

Ingredientët

  • Një pulë 1,2 kg e pastruar
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • 2 limona
  • 2 degëza rozmarine
  • 1 lugë erëzash mix për pulë (rozmarinë, borzilok, rigon, trumëz, etj)
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë e piper

Udhëzimet

1

Përgatisni si fillim marinaturën. Shtypni thelpinjtë e hudhrave dhe qërojini. Pritini në feta, vendosini në një enë dhe bashkojini me degët e rozmarinës të lara e të thara mirë, lëngun e një limoni, dy lugë vaj dhe limonin tjetër të prerë në feta të holla, më pas përziejini mirë.

2

Merrni pulën dhe priteni në copa. Kalojini mirë copat tek marinatura e përgatitur, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe lëreni për 3-4 orë në frigorifer, duke i rrotulluar copat herë pas here.

3

Ndisni skarën gjysmë ore para se të piqni pulën. Hiqini copat nga frigoriferi dhe kalojini në skarë. Piqeni për një orë duke i rrotulluar copat me një pincë dhe herë pas here, me një degë rozmarine, lyejini copat me marinaturën e mbetur për t’i mbajtur të buta. Hidhini kripë dhe shërbejeni me perime skare.

Lini një koment