Sugjerojmë:

Provoni maskën me kefir dhe mjaltë që fytyra juaj të shkëlqejë nga pastërtia!

Nuk keni dëgjuar asnjëherë për kefirin? Në thelb është një lloj kosi. E rëndësishmja është që kefiri përmban 40 herë më shumë baktere sesa kosi i zakonshëm. Ky është një lajm shumë i mirë për lëkurën tuaj!

Bakteret e shumta janë të pasura me acid laktik të cilat eksfolojnë, hidratojnë, reduktojnë skuqjet dhe aknet e lëkurës. Vetitë antibakteriale, antivirale dhe antimykotike tek mjalti do ta bëjë këtë maskë, të preferuarën tuaj për ta përgatitur sa herë të doni në shtëpi.

kefir on a wooden surface

Ju duhet:

  • ¼ filxhan me kefir
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I përzieni të dy përbërësit mirë në në tas të vogël.
  • Pastroni dhe lani mirë fytyrën. Aplikoni maskën që përgatitët në të gjithë lëkurën tuaj dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
  • Lajeni në fund lëkurën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Butësisht e fshini me një peshqir të pastër.

Kjo maskë do e ndihmojë fytyrën të duket më e pastër, më e butë dhe më e hidratuar. Rekomandohet të përdoret dy herë në javë./neps.al

Lini një koment