Sugjerojmë:

Pizza është gjithmonë një ide e mirë! 5 llojet që duhet t’i provoni patjetër në Snapfood

Nuk do mend që është ushqimi më i preferuar në mbarë botën! Fundja, ҫfarë mund të jetë më e mirë se një pizza?! Mendohuni, do ju presim… Por ndërkohë që mendoheni, ju sjellim një listë me disa prej pizza-ve më të  mira që do të gjeni në Snapfood dhe që duhet t’i provoni patjetër.

Margarita tek Django American Pizza

Margarita klasike italiane ka marrë pasaportë amerikane tek Django, që është e para pizzeri në Tiranë që sjell pizza në stilin amerikan, konkretisht atë të Detroit. Me kore të trashë krokante, salcën speciale dhe tre lloje djathërash, kjo pizza është një bombë e vërtetë .

Diavola tek Black Pizza

Adhurues të shijes pikante mblidhuni këtu! Black Pizza ka sjellë një recetë milaneze të brumit të shëndetshëm pa maja dhe Diavola e tyre me sallamin pikant spianata është një mrekulli!

Frutti di mare tek Juvenilja

Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se pizza-t e Juveniljas me furrë druri janë pjesë e trashëgimisë së kryeqytetit dhe nëse nuk i keni provuar akoma, ky është momenti! Eksperimentoni me diҫka jashtë së zakonshmes me pizza Frutti di Mare dhe nuk do të pendoheni.

La Crema tek Next Pizza

Mozzarella, proshutë, kërpudhë dhe suxhuk. Por kur mbi të shtohet panna kremoze, është tërësisht tjetër gjë!

Tartufata tek Shardana

Mortadella me stika dhe tartufi janë krijuar për të qenë bashkë dhe nuk ka kombinim më të shijshëm se ai që i kanë bërë picierët tek Shardana. Për më tepër brumi i tyre bëhet me miell integral kështu që mund ta konsumoni pa shumë brerje ndërgjegjeje për dietën.

Shakrko aplikacionin duke klikuar linkun: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment