Sugjerojmë:

Pite patatesh me erëza të freskëta. Shije speciale!

4-5 patate
1 lugë kafe spec të kuq pluhur
3-4 thelpi hudhra të copëtuara
1 filxhan kafe me fara susami
1 filxhan çaji miell misri
Vaj luledielli për skuqje
Kripë, piper

1.Zieni patatet në ujë me kripë dhe pastaj i qëroni.

2.Në një enë të madhe kombinoni të gjithë përbërësit më lartë, në fund patatet dhe më pas i shtypni me një pirun.

3.Formoni me dorë disa pite rrumbullake dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan të nxehur me vaj luledielli.

4.Skuqini mirë nga të dyja anët.

5.Ju bëftë mirë!

Lini një koment