Sugjerojmë:

Petulla të shijshme me banane, ananas dhe kanellë

Petulla të shijshme me banane, ananas dhe kanellë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 banane
  • ½ filxhan me ananas
  • ½ filxhan me sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me vanilje
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 ½ filxhan me miell
  • 1 ½ lugë kafe me pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Gjalpë
  • 1 filxhan me bajame të thërrmuara
  • Shurup panje

Udhëzimet

1

Në një mikser shtypni bananet. Shtoni ananasin, sheqerin kaf, vezën, vaniljen, qumështin dhe i përzieni mirë.

2

Shtoni miellin, pluhurin pjekës, kanellën dhe vazhdoni t’i përzieni.

3

Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni gjalpin.

4

Tani shtoni në të ¼ filxhan nga masa që përgatitët.

5

Sapo të krijojë disa bulëza, e ktheni petullën nga ana tjetër.

6

Përsëriteni këtë proces deri në fund.

7

Në fund i servirni petullat me pak ananas sipër, banane, bajame dhe shurup panje.

8

Ju bëftë mirë!

Lini një koment