Sugjerojmë:

Petulla të buta me kos dhe shëllirë djathi që mëngjesi juaj të marrë tjetër shije

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
227
450 gram mielll
2 lugë çaji pluhur pjekjeje
1 lugë çaji sodë buke
1 lugë gjelle vaj luledielli
1 vezë
1 filxhan kos i trashë
½ filxhan me shëllirë djathi

1.Në tavolinën e punës, pasi keni situr miellin hapni në mes një hapësirë.

2.Shtoni pluhurin e pjekjes, sodën dhe vezën.

3.Punojeni mirë brumin, shtoni ndërkohë vajin.

4.Në fund shtoni shëllirën gradualisht dhe kosin.

5.Punojeni mirë brumin derisa të bëhet një masë kompakte.

6.E lini të pushojë për dy orë në një vend të ngrohtë dhe të mbështjellë me një peshqir kuzhine.

7.Më pas e ndani në toptha të vegjël dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan ku keni nxehur me parë vajin e lulediellit.

8.Skuqini të gjitha mirë nga të dyja anët dhe shijojini!

Komento