1.Fillimisht në një enë qelqi hedhim miellin, vezët, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim, më pas i shtojmë dhe pak qumësht derisa të bëhet një masë brumi e trashë.
2.Ndërkohë që brumi pushon pak, bëjmë pjekjen e kikirikëve me lëvore në mënyrë që të lëshojnë sa më shumë aromë. Kikirikët e pjekur i frulojmë bashkë më pak kripë dhe i bashkojmë me brumin.
3.Më pas tek soba bëjmë njëkohësisht pancake-t dhe krem karamelin e kripur me kikirikët.
4.Në një tigan që kemi lënë të ngrohet më përpara, shtojmë brumin e pancake-ut për të pjekur dhe në një tenxhere hedhim sheqerin për t`u shkrirë ne mënyrë që të merremi me përgatitjen e krem karamelit, sa të marrë ngjyrën e artë, i shtojmë, gjalpin, panën, kripën dhe kikirikët e pjekur. Ndërkohë që kremi do jetë gati, ne kemi bërë dhe tre katër copë pancake. Në pjatë vendosim pancak-ët sipër njëri – tjetrit dhe mbi to hedhim kremin që kemi bërë më kikirikë, në fund i hedhim dhe pak sheqer pluhur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento