Sugjerojmë:

Petulla me çokollatë dhe pa miell. Të shpejta dhe të thjeshta për t’u bërë!

4 vezë të mëdha
2 banane
½ gotë me tërshërë të thjeshtë
3 lugë gjelle me pluhur proteinash me çokollatë (në mungesë mund të përdorni kakaon pluhur)
1 lugë çaji kanellë

1.Në një blender bashkoni bananet e qëruara, vezën dhe tërshërën.

2.I përzieni 15-30 sekonda sa të arrini një masë kremoze. Shtoni edhe kanellën.

3.Ngrohni një tigan që nuk ngjit.

4.Filloni e skuqni petullat për 5 minuta para e mbrapa. Afërsisht duhet të dalin 8 petulla.

5.I shërbeni menjëherë me banane të freskëta sipër dhe pak mjaltë sipas dëshirës.

Lini një koment