Petulla me bazë pataten, i përgatisni shpejt dhe janë fantastike

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
40 min
Sugjerohet për:
Kalori:
3 patate mesatare
300 gr miell
2 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Sheqer
1 lugë gjelle sodë buke
100 ml ujë

Për të përgatitur këto petulla fillimisht duhet të zieni patatet.

Mbushni një tenxhere me ujë dhe futni aty patatet e lara dhe vendosini në zjarr derisa të ziejnë.

Lërini të zbuten aq sa i lini kur përgatisni purenë me patate në shtëpi.

Kur patatet të kenë zierë plotësisht kullojini dhe qërojini nga lëkura.

Sa janë të ngrohta filloni t’i grini në rende ose me shtypësen e patateve.

Vendosini patatet e shtypura në një tas dhe shtoni aty ujin e nxehtë, sheqerin dhe sodën.

Punojeni me ndihmën e një piruni në mënyrë që soda të shkrijë dhe të aktivizohet.

Tani shtoni pak kripë dhe miellin duke e hedhur nga pak ndërkohë që punoni brumin.

Pasi sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar lereni brumin të fryhet.

Një proces i tillë mund të kërkojë rreth 20-30 minuta.

Kur koha të ketë kaluar vendosni një tenxhere në zjarr me vaj për skuqje dhe tani mjafton të ndani brumin dhe t’i skuqni petullat tuaja.

Për të larguar vajin që përthithin gjatë skuqjes, përdorni letër kuzhine të cilën e shtroni tek pjata.

Këto petulla mund t’i shoqëroni me djathë të bardhë ose kaçkavall por edhe me të ëmbla si mjaltë apo reçel.

Komento