Petulla me banane super të thjeshta, me vetëm 2 përbërës

Persona: 1

Ingredientët

  • 1 banane e pjekur
  • 2 vezë
  • vaj ose gjalpë për skuqjen

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni dy vezët.

2

Me një pirun, shtypni bananen dhe bashkojeni me vezën derisa të jetë krijuar një masë homogjene.

3

Vendosni tiganin mbi sobë me nxehtësi mesatare dhe shtoni pak vaj ose gjalpë, që petullat të mos ngjiten.

4

Me një garuzhde, merrni pak nga masa e përgatitur dhe hidheni në tigan me ngadalë, për një petull me diametër rreth 8 cm.

5

Pasi të skuqet nga njëra anë, kthejeni me kujdes me një spatul të hollë dhe këtë procedurë përsëriteni me pjesën tjetër të masës.

6

Shoqërojini me mjaltë, reçel ose fruta të freskëta.

Lini një koment