Sugjerojmë:

Përkëdhele mendjen dhe trupin me një pure molle dhe tërshërë!

Përkëdhele mendjen dhe trupin me një pure molle dhe tërshërë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15

Merrni pak kohë për veten sot dhe gatuani diçka të shëndetshme si kjo pure molle me tërshërë. Tërshëra tretet kollaj nga organizmi juaj, mjafton ta lini gjatë gjithë natës në një enë me ujë. Ajo rregullon tretjen dhe përmirëson aciditetin e stomakut tuaj, ndryshe nga tërshëra që konsumohet direkte.

Ingredientët

  • 1 filxhan me tërshërë
  • 2 filxhan me qumësht
  • 4 lugë gjelle fara chia
  • 3 lugë gjelle shurup panje ose mjaltë
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • Për në sipërfaqe:
  • 1 filxhan me pure molle ( e përgatitur vetë)
  • 1 mollë jeshile e prerë në feta-feta
  • 1 filxhan me arra

Udhëzimet

1

Në një blender bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë (përveç atyre që duhen për në krye të recetës).

2

Mbështilleni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigoriger gjatë gjithë natës.

3

Merrni 4 tasa, vendosni në bazë 2 lugë gjelle pure molle, shtoni masën që kishit në frigorifer (duke e ndarë në mënyrë të barabartë tek të katërta tasat).

4

Në fund i shtoni përsëri pure molle, fetat e mollës dhe pak arra. Ju bëftë mirë!

Lini një koment