Sugjerojmë:

Perime të pjekura me salcë të shijshme hudhrash dhe mustardë

1 lakër të bardhë
5-6 karota (të qëruara dhe të prera përsëgjati)
3 patate
Për salcën: 1 filxhan kafe vaj ulliri
50 gram gjalpë të shkrirë
2 lugë gjelle mustardë
Kripë, piper
½ tufë koper

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Në një enë bashkoni vajin e ullirit, hudhrën, gjalpin, koprën e grirë imët. I përzieni dhe e lini mënjanë.

3.Ndani lakrën në disa copa të vogla, por pa e prerë imët.

4.Ndërkohë lani perimet, i qëroni. Karotat i prisni në shirita të gjatë, ndërsa patatet në copa të vogla.

5,Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe sipër shtroni perimet. I marinoni me kripë e piper.I fusni në furrë për 30 minuta.

6.Pasi të jenë gati, i nxirrni dhe i shërbeni të ngrohta. Salcën që përgatitët ia shtoni në momentin që i servirni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment