Për një shtëpi të pastër nuk duhen superfuqi. Ja 5 rregulla minimaliste
Të gjithë ne kemi vizituar shtëpinë e një të afërmi apo miku, ku gjithçka qenë në vendin e vet, pjatat e lara dhe asnjë grimcë pluhuri. Ndonjëherë ne mendojmë se duhet të jesh i talentuar për të mbajtur shtëpinë pastër, por në fakt nuk është kështu.
BrightSide ka përmbledhur në 5 pika, sesi të mbajmë shtëpinë pastër, pa u stërmunduar.
Neps.al i rendit më poshtë për ju:
Së pari ka një diferencë mes rregullsisë dhe pastërtisë Një shtëpi mund të jetë rrëmujë, por ama edhe e pastër. Nëse gjithçka do të jetë në vendin e saj, imagjinoni sa e pastër do të dukej shtëpia apo jo? Rregullsia është çelësi kryesor për një shtëpi shembullore.
Mos mbani sende të panevojshme Gjërat që nuk ju duhen më, thjesht nuk duhet t’i mbani në mjedisin ku jetoni. Duhet t’i mbani ato në magazina apo bodrum. Rezulton se rrëmuja më e madhe në shtëpi, vjen prej sendeve që i përdorim rrallë ose aspak. Mbani mend gjithashtu, të mos blini produkte të panevojshme për shtëpinë tuaj ose gjëra të përsëritura mbi 2-3 herë. Si për shembull 4 krehëra dhe 3 fshesa.
Mbani një kuti për gjërat që janë, aty ku nuk duhet të jenë Kështu të gjithë rrëmujën “e fusni” brenda një kutie. Sapo miqtë ikin, kutia hapet. Pyetjen se ‘ku e latë hekurin’, me gjasa nuk do e bëni më.
Kontrollojeni dhomën para se të dilni Qumështin fute në frigorifer, çantën në garderobë dhe librin vendose tek biblioteka.
Pastrojeni ambientin ku rrini si një mënyrë për t’u çlodhur dhe argëtuar Nëse i ktheni punët në një ritual relaksues, është mirë si për shtëpinë ashtu edhe për shëndetin tuaj psikologjik./neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment