Sugjerojmë:

Për një shije të rafinuar zgjidh brusketa me dardhë e arra!

4 feta bukë të zezë
3 dardha
100 gram krem djathi
50 gram arra
35 gram fara chia
Pak kanellë
2 lugë gjelle mjaltë
Uthull balsamike

1.Bukën mund ta përdorni siç është ose ta thekni në një toster.
2.E lyeni secilën me krem djathi dhe vendosni fetat e dardhës sipër.
3.Në një tas përzieni mjaltin, uthullën dhe kanellën. I trazoni mirë dhe ia shtoni sipër brusketave.
4.Në fund i shtoni farat chia dhe arrat. Brusketat janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment