Sugjerojmë:

Për mëngjes, vezë përshesh me erëza

10 vezë të mëdha
¼ filxhan me qumësht
2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
Kripë, piper sipas nevojës

1.Në një enë rrihni së bashku vezët. Shtoni qumështin, majdanozin, kripën dhe piperin.
2.Shkrini gjalpin në një tigan që nuk ngjit, në nxehtësi mesatare.
3.Sapo gjalpi të fillojë të skuqet, shtoni masën me vezë. I përzieni vazhdimisht për 4-7 minuta, derisa veza të skuqet plotësisht. Shijojeni të ngrohtë!

Lini një koment