Patëllxhanë (4 të mëdhenj, të prerë përgjysmë dhe të zbrazur)
Mish i grirë viçi ose pule (400 g)
Qepë (1 e madhe, e grirë imët)
Domate të grira (300 g)
Hudhër (2 thelpinj, të shtypur)
Vaj ulliri (3 lugë gjelle)
Djathë mozzarella i grirë (100 g)
Kripë, piper dhe rigon sipas shijes
Majdanoz i freskët për dekorim
Patëllxhanët i zbrazim nga brenda duke lënë një shtresë të hollë të mishit të tyre dhe i vendosim në një tavë. I spërkasim me vaj ulliri, kripë dhe piper, dhe i fusim në furrë të parangrohur në 200°C për 15 minuta që të zbuten.
Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrën në vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Pastaj shtojmë domatet e grira, kripën, piperin dhe rigonin, dhe e lëmë përzierjen të ziejë për rreth 10 minuta derisa salca të trashet.
Mbushim patëllxhanët e pjekur me përzierjen e mishit dhe sipër shtojmë djathin mozzarella të grirë. I fusim në furrë dhe i pjekim për 15-20 minuta të tjera, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.
Shoqërohet me: Sallatë jeshile dhe bukë të freskët. Konsumohet si një pjatë kryesore e ngrohtë dhe e mbushur me shije.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento