Sugjerojmë:

Patëllxhanë furre me salcë kosi dhe tahini

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
3 persona
Kalori:
110
3 patëllxhanë
¼ gota vaj vegjetal
Kripë
Piper i zi
Për salcën...
1 gotë kos
1 thelpi hudhër
1 lugë qimnon
2 lugë lëng limoni
2 lugë tahin

Marrim patëllxhanët, i lajmë dhe i presim duke hequr pjesën e tulit nga brenda.

I lyejmë me vaj, kripë dhe piper dhe i futim për pak minuta të piqen në furrë.

Ndërkohë përgatitim salcën me kos.

Të gjithë përbërësit për salcën i futim në një enë, kos , hudhër, lëng limoni, qimnon, tahin, kripë dhe piper.

I përziejmë të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.

Pastaj nxjerrim nga furra patëllxhanët dhe i vendosim në një pjatë.

Sipër hedhim salcën e përgatitur dhe e zbukurojmë pjatën me majdanoz, menexhik dhe piper të zi.

Komento