Sugjerojmë:

Patatina me erëza. Receta për t’i bërë në shtëpi, bashkë me fëmijët

Krokante dhe të shijshme, shumë të dashura nga të vegjëlit dhe të rriturit, patatinat janë të shpejta e të thjeshta në përgatitje, përveçse ideale nëse keni dëshirë të organizoni një aperitiv në shtëpi bashkë me miqtë. Kësaj here le t’i lëmë qeset e patatinave në raftet e supermarketit dhe le t’i përgatisim ato vetë, bashkë me fëmijët.

Përbërësit:

  • 5 patate
  • Kripë (sipas shijes)
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

  1. Qëroni dhe lani patatet, thajini dhe më pas pritini në feta shumë të holla duke përdorur një prerëse. Për të qenë sa më krokante, është shumë e rëndësishme që patatet të priten shumë hollë.
  2. Nxehni vajin në një tigan dhe më pas, pak nga pak, vendosni fetat e patateve, skuqini dhe më pas, sapo të marrin ngjyrë të artë, hiqini nga vaji dhe vendosini në një pjatë ku keni shtruar letër kuzhine.
  3. Hidhuni kripë patatinave.
  4. Në rast se nuk doni t’i skuqni, mund t’i piqni patatinat në furrë. Në këtë rast, vendosini fetat e patateve mbi një tepsi të mbuluar me letër furre dhe t’i piqni në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë. Para se t’i piqni në furrë, hidhuni kripë.

*Këshillë

Sipas shijes, aromatizojini patatinat me piper ose rozmarinë. Nëse vendosni t’i piqni në furrë, aromatizojini gjatë pjekjes, kurse në rast se i skuqni, aromatizojini pas skuqjes.

Lini një koment