Patate të pjekura me gjalpë dhe rozmarinë, për një shije fantastike

6 patate
6 lugë gjelle gjalpë
1 tufë rozmarinë
Kripë, piper
Vaj ulliri

1.Lani mirë patatet dhe i hiqni lëkurën.
2.Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.
3.Radhisni patatet njëra pas tjetrës. I shtypni pak me ndihmën e një çekiçi kuzhine.
4.Sipër i shtoni kripë, piper, vaj ulliri.
5.I vendosni secilës patate nga një lugë kafe gjalpë sipër.
6.Në fund i shtoni degët e rozmarinës dhe i fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.
7.Servirini të ngrohta, me pak djathë çedar sipër nëse dëshironi.

Lini një koment