Sugjerojmë:

Patate të mbushura me fasule dhe misra

3 patate me madhësi mesatare
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e grirë imët
1 filxhan me fasule të zeza (konservë)
1 filxhan me misra
1 filxhan me djathë parmixhiano të grirë imët
2 thelpi hudhra
Për salcën:
Salcë pikante për shije
1 lugë gjelle qepë pluhur
Pak spec të kuq pluhur
Kripë, piper të zi
½ lugë gjelle fara kumini
4 qepë të njoma prerë imët
6-8 lugë gjelle djathë vegan

1.Patatet i lani mirë, i ndani përgjysmë dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

2.I fusni në furrë të piqen për 12 minuta në temperaturë 180 gradë.

3.Ndërkohë në një tas bashkoni misrat, fasulet, vajin e ullirit, qepën, hudhrat dhe djathin parmigiano.

4.Nxirrni patatet dhe sipër i shtoni mbushjen që përgatitët. I fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera.

5.Ndërkohë përgatisni salcën duke bashkuar të gjithë përbërësit e saj në një tas.

6.Nxirrni patatet, i shtoni sipër salcën dhe shijojini të ngrohta!

Lini një koment