Sugjerojmë:

Patate të ëmbla, vezë dhe bacon: një nga recetat më ‘cool’ të momentit

Quhet ‘Hash bacon dhe vezë e skuqur’, por përbërësi që bën diferencën në këtë pjatë është patatja e ëmbël. Kjo recetë vjen nga Kalifornia dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur:

Përbërësit:

  • 300 gram patate të ëmbla
  • 40 gram qepë
  • 2 gram piper i kuq djegës
  • 30 gram bacon krokante
  • 1 vezë
  • rozmarinë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

  • Zieni patatet e ëmbla përreth 30 minuta. Lërini të ftohen. Pritini në copa. Vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furri.
  • Pastroni qepën, priteni në copa dhe hidheni mbi patatet e ëmbla. Grini rozmarinën e freskët dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë. Në fund shtoni vajin e ullirit dhe piper të kuq të ëmbël dhe trazojini. Në fund spërkateni përsëri me pak piper të ëmbël.
  • Përgatisni furrën në 200 gradë dhe piqini për 20 minuta. Në fund patatet e ëmbla duhet të jenë pak krokante, por jo të thara.
  • Skuqni copat e bacon në tigan për 5 minuta. Shtojini tek patatet e ëmbla.
  • Tek po i njëjti tigan skuqni vezën dhe vendoseni në qendër të patateve.
  • Dekoroni pjatën me rozmarinë dhe servireni.

Lini një koment