Patate me limon në furrë sipas kuzhinës greke

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
473
4 patate të mëdha të qëruara dhe të prera në fasha
2 lugë rigon
1 lugë kripë
½ lugë piper i zi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 gota lëng pule
2 lugë gjelle lëng limoni
4 thelpi hudhër të grirë

Nxehni furrën në 200 ° C.

Qëroni patatet  në feta.

Vendosini në një tavë pjekje të madhe, të thellë,më pas shtoni vaj ulliri.

Marinojini me kripë, piper dhe rigon.

Kombinoni lëngun e pulës me lëng limoni dhe hudhër dhe derdheni në tavën me patate.

Vendoseni në furrë të parangrohur dhe lëreni të gatuhet për 45-60 minuta ose derisa lëngu të jetë tharë dhe patatet të kenë marrë ngjyrë të artë.

Hiqini nga furra, shërbejini me pak borzilok ose rigon të tharë sipër.

Komento