Sugjerojmë:

Pasta në furrë me djathë të shkrirë

1 pako makarona (modeli sipas dëshirës)
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji mustardë
2 lugë gjelle miell
150 gram djathë gouda
2 lugë gjelle salcë domatesh (mundësisht e bërë vetë)
1 gotë qumësht
Kripë, piper

1.Si fillim vendosni për të zierë makaronat me metodën e zakonshme në një tenxhere me ujë e kripë.

2.Në një tigan skuqni gjalpin. Menjëherë shtoni miellin dhe e përzieni mirë. Në fund shtoni qumështin dhe trazojeni sërish që të mos krijohen kokrriza.

3.Shtoni mustardën, pak kripë e piper.

4.Pasi makaronat të kenë zierë i shtroni në një tavë. Sipër i shtoni salcën që përgatitët dhe i trazoni mirë.

5.Shtoni salcën e domateve në sipërfaqe dhe në fund djathin gouda të grirë imët.

6.E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment