Sugjerojmë:

Pjata që duhet të provoni sot janë këto pasta me thërrime buke dhe hudhër

6 thelpinj hudhër
1/4 filxhan vaj ulliri
1 1/2 filxhan therrime buke
1/4 lugë çaji spec i kuq
3 fileto sardele të konservuar
1/3 filxhan parmixhano
1 pako spageti të thatë
1/3 filxhan majdanoz
1 lugë çaji gjalpë
Lëng dhe tul limoni
Kripë

1.Grini 3 thelpinj hudhër.

2.Në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, ngrohni 3 lugë çaji vaj ulliri.

3.Shtoni thërrimet e bukës, hudhrën e grirë, specin e kuq dhe dhe kripën.

4.Gatuajini deri sa thërrimet të marrin ngjyrë të artë, rreth 3 minuta.

5.Hiqni bukën dhe vendoseni në një pjatë të veshur me leter dhe fshijeni tiganin. Copëtoni thelpinjtë e mbetur të hudhrës.

6.Hidhni spagetit dhe zijini sipas udhëzimeve të paketimit, duke mbajtur së paku 1 filxhan ujë të pastave.

7.Ndërkohë, vini tiganin në zjarr dhe shtoni vaj të ulliri dhe gjalpë. Kur gjalpi është shkrirë, shtoni fetat e hudhrës dhe sardelet.

8.Gatuajini deri sa sardelet dhe hudhra të jenë tretur, rreth 2 minuta.

9.Shtoni makaronat në tigan dhe hidhni lëng limoni, tul limoni, dhe parmixhano.

10.Shtoni ujin e pastave dhe hidhni majdanoz dhe 3/4 e thërrime të bukës.

11.Shërbejini menjëherë duke përdorur për dekor thërrimet e mbetura.

Lini një koment