Sugjerojmë:

Pasta me spinaq dhe salmon, për shije fantastike

1 pako makarona
100 gr spinaq
100 gr rikota
100 gr salmon
Lëng limoni
Kripë, Piper

1.Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat të ziejnë.

2.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni spinaqin dhe me dy thelpi hudhra.

3.Më pas shtoni salmonin dhe rikotën.

4.I përzieni mirë dhe më pas shtoni makaronat e ziera. Rregullojini me kripë e piper.

5.Shtoni lëngun e limonit dhe trazojini mirë.

6.Servirini të ngrohta.

Lini një koment