Pandispanjë me kafe për një mëngjes vegan

280 gr miell të tipit 0
20 gr miell orizi
160 gr sheqer kane integral
270 ml qumësht orizi
40 ml vaj ulliri e.v
20 gr kafe arabike moka
100 ml vaj misri
1 bustinë kremor tartar (një lloj pluhuri i bardhë që përdoret në ëmbëlsira)
Lëkurë limoni e grirë
Kripë

1.Përzieni dy llojet e miellit në një tas të madh, shtoni kremor tartarin, sheqerin, lëngun e limonit, kafen pluhur, kripën dhe bajamet e grira imët.
2.Përzieni vajin me qumështin e orizit me një mikser në mënyrë që lëngjet të bashkohen mes tyre, pastaj shtojini tek përbërja e thatë. Përziejini mirë me një spatul.
3.Vendoseni masën tek një tavë e lyer me vaj dhe e spërkatur me miell dhe piqeni për 20 minuta në furrë të ngrohur në 175 gradë C.

Lini një koment