Sugjerojmë:

Parmixhiana italiane super e shijshme

2 patëllxhanë mesatarë
400 gr domate të grira të konservuara
2 x 125 g topa mocarela
30 gr parmixhiano i grirë

Ngroheni furrën në 200C. Vendosni patëllxhanët në një tepsi dhe bëni një të çarë në qendër të secilit. Spërkatini me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kriposini. Piqini për 50-55 minuta ose derisa qendra të jetë e butë. Ngrohni skarën. Hidhini domatet në një tas dhe kriposini mirë. Mbushni patëllxhanët me domate dhe mocarela dhe përfundoni me parmixhianon. Vendoseni në skarë për 5-7 minuta derisa djathi të marrë ngjyrë të artë.

Lini një koment