Shpesh kemi nevojë për pjata të reja në menunë tonë, në mënyrë që ushqimi të mbetet pjesa më e bukur e ditës. Pjatat që provojmë duhet të jenë të larmishme,plot ngjyra që të kombinojnë frutat dhe perimet më të mira të stinës. Neps.al, por edhe një sërë faqesh të tjera, shqiptare apo të huaja, kohët e fundit i kanë ardhur në punë shumë amvisave.
Pyetjes së tyre të mundimshme se ‘çfarë të ha për drekë ose darkë’ i vjen në ndihmë edhe SnapFood. Ky aplikacion shkarkohet tërësisht falas nga telefoni juaj dhe do të ketë po të njëjtën rëndësi sikurse aplikacionet e tjera që keni aktualisht.
Momentalisht ky aplikacion është i vlefshëm vetëm për ata që jetojnë në kryeqytet (pra Tiranë). Pasi keni shkarkuar aplikacionin dhe jeni regjistruar më të dhënat tuaja, brenda do të njiheni me një numër të madh restorantesh. Më të mirat në vend (duhet theksuar kjo pjesë me krenari).
Menuja, fotot dhe çmimet përkatëse për secilën pjatë janë mëse transparente.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment