Sugjerojmë:

Omëletë me brokoli dhe ullinj për të nisur ditën shëndetshëm

6 vezë të mëdha
1 gotë brokoli të freskët
1/4 filxhan qumësht
1/2 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper
1/3 filxhan djathë grana padana i grirë
1/3 filxhan me ullinj
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 tufë majdanoz të grirë

1.Ngroheni furrën dhe vendosni një tigan të madh.

2.Vendosni brokolin në tigan dhe shtoni pak ujë.

3.Ulni pak nxehtësinë dhe lëreni të vlojë.

4.Në një tas të madh, hidhni vezët, qumësht, kripë dhe piper.

5.Shtojini tek brokoli i gatuar, me djathin dhe ullinjtë.

6.Në një tigan hidhni pak vaj dhe shtoni mbi të përzierjen e vezëve.

7.Gatuajini për 4-6 minuta ose deri sa të bëhen gati.

8.Lëreni të qëndrojë 5 minuta, priteni në copa të vogla.

9.Sherbejini me djathë të grimcuar sipër.

Lini një koment