Nuk ka nevojë për dieta! Këto 10 ushqime djegin më së miri yndyrnat
Të mbash dietë ushqimore nuk do të thotë kurrë të qëndrosh e uritur! Sipas “Woman’s Health” nëse dimë të kombinojmë mirë ushqimin e duhur atëherë edhe trupi do të marrë kaloritë e duhura që të kujdeset për veten. Pikërisht në këtë moment, duhet të mendoni për të gjitha ushqimet që djegin yndyrën.
Le të fillojmë!
Arrat
Arrat përmbajnë shumë fibra dhe proteina, si dhe yndyrë të shëndetshme, duke bërë në këtë mënyrë të jemi shumë të kënaqur dhe plot me energji. Gjithashtu, arrat përmbajnë një dozë të vogël të ALA-s, një acid yndyror omega 3, që ndihmon në zbutjen e inflamacionit.
Veza
Një tjetër burim i mirë i proteinave është edhe veza që nga ana tjetër djeg edhe yndyrnat.
Qumështi
Bëni kujdes me qumështin! Zgjidhni gjithmonë varietetet me yndyrë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, qumështi ka përmbajtje kalciumi si dhe proteinash.
Manaferrat
Manaferrat janë plot e përplot me fibra dhe antioksidantë anti-inflamator që ndihmojnë sistemin imunitar.
Pula dhe gjeli i detit
Pulë, gjeli i detit janë një burim i mirë i proteinave, e në këtë mënyrë do të jeni për një kohë të mirë të ngrënë.
Qitro
Qitro përmban vitaminën C, beta karrotenin që ndihmon funksiononimin e sistemit imunitar.
Kanella
Disa erëza si kanella, stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër, zvogëlon akumulimin e yndyrës në bark.
Shafran
Një tjetër hero që djeg yndyrnat është shafrani. Ndaj kurrë të mos mungojë në tavolinën tuaj.
Piperi i kuq
Përbërësi kryesor i piperit të kuq është ‘caspirina’ , që rrit menjëherë nivelin e metabolizmit dhe sigurisht që djegn yndyrnat.
Kuiona
Jo vetëm që është një ushqim perfekt dhe ka përmbatje të lartë proteine. Nga ana tjetër, ka shumë përmbajtje magnezi që ju ndihmon të bëni gjumë të mirë, gjithashtu ndihmon edhe në rënien në peshë.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment