Sugjerojmë:

Nuk do filozofi: Ja si t’i gatuash midhjet vetë në shtëpi

1 kg midhje
3-4 thelpinj hudhra
2-3 domate
2-3 lugë gjelle vaj
1 gotë uji verë të bardhë
1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
Kripë dhe piper

1.Pastroni dhe lani mirë midhjet.

2.Në një tigan nxehni vajin dhe kaurdisni lehtë hudhrat. Shtoni midhjet dhe përzieni për 2-3 min.

3.Në vazhdim shuajini me verë dhe shtoni domatet e prera në kubikë të vegjël, majdanozin si dhe kripën e piperin.

4.Lëreni të ziejë për rreth 20 min.

5.Shërbejeni të vakët. Për garniturë mund të përdorni majdanoz të freskët.

Lini një koment