Sugjerojmë:

Një supë krem pule është gjithmonë një zgjedhje e mirë!

Supë krem pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram mish pule
  • 100 gram oriz
  • 1 limon
  • 1 vezë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë zieni mishin e pulës. Pasi të ketë zierë e hiqni mënjanë dhe filloni ta ndani në fije-fije të holla.

2

Tani në një tenxhere tjetër skuqni gjalpin, shtoni orizin dhe mishin e pulës. Shtoni 4 gota ujë nga lëngu me të cilin zietë pulën. Shtoni kripë dhe piper.

3

Ndërkohë në një enë rrihni vezën me limonin. Kur supa të jetë drejt fundit, i shtoni vezën që përgatitët.

4

E lini edhe 3 minuta në zjarr, i shtoni majdanozin dhe më pas e fikni sobën. Supa krem pule është gati!

Lini një koment