Një sallatë me patate dhe vezë. Duhet ta provosh!

Një sallatë me patate dhe vezë. Duhet ta provosh!

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nuk është nga ato sallatat e zakonshme ku veza ju duket si bajate. Eshtë e freskët dhe plot shije, edhe falë salcës që shoqëron patatet...

Ingredientët

  • 2 patate të prerë në kubik të vegjël
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 8 vezë të ziera mirë
  • Për salën:
  • 1 lugë çaji kripë
  • Pak piper të zi
  • 2 filxhan me kos grek
  • 2 lugë çaji me borzilok të freskët
  • 3 thelpi hudhra grirë imët
  • ½ qepë e njomë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë patatet. Më pas i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.

2

Lërini patatet mënjanë të thahen për pak minuta.

3

Në një enë shtoni patatet dhe sipër tyre salcën. Për përgatitjen e salcës mjafton të kombinoni dhe përzieni në një tas, të gjithë përbërësit që janë specifikuar tek receta.

4

Në fund shtoni vezët e ndara më katërsh dhe borzilokun. Shtoni kripë dhe piper.

5

I përzieni butësisht. Ju bëftë mirë!

Lini një koment