Një mollë, pak vaj ulliri dhe fytyra juaj do ju falenderojë!
Ditët e sotme është shumë e rëndësishme të kujdeseni për fytyrën tuaj në çdo kohë. Alternativat natyrale ndonjëherë janë zgjidhja më e mirë pa shumë kosto.
A jeni gati të provoni një maskë me mollë dhe vaj ulliri për fytyrën tuaj?
Nepsi ju tregon si ta përgatisni këtë maskë natyrale në vetëm tri hapa.
Çfarë ju nevojitet:
1 mollë e qëruar
1 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra të virgjër
Përgatitja:
Në një tas të vogël bashkoni tulin e mollës dhe vajin e ullirit.
Pasi ta keni larë fytyrën mirë aplikoni maskën. Shmangni zonën afër syve.
E lini të veprojë përreth 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini butë me një peshqir.
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Lini një koment