Sugjerojmë:

Një maskë me avokado? Po të lutem!

Një maskë me avokado? Po të lutem….

Avokado është një super ushqim i pasur me yndyrna të shëndetshme, acide yndyrore, vitamina dhe një sërë elementësh të tjera. Çfarëdolloj problemi që keni në lidhje me inflamacionet, aknet, lëkura e skuqur apo e thatë, avokadoja duhet të jetë miku juaj i ngushtë.

Për këtë maskë do ju nevojiten:

  • 1 avokado
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Çfarë duhet të bësh? 

  • Qëroni avokadon dhe e prisni në copa të vogla.
  • Kalojeni në një tas dhe e shtypni me një piru. Shtoni mjaltin dhe e trazoni sërish.
  • Aplikojeni në fytyrë dhe e lini përrëth 20 minuta, derisa të thahet.
  • Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Fshijeni me një peshqir të pastër.

Avocado And Honey Face Mask – For Acne Prone And And Dry Skin

Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
1 ose dy herë në javë

Pse funksionon?

Avokado është e pasur me vitaminë A dhe antioksidantë që e bëjnë lëkurën e butë, riparon dëmët e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndotja. Nga ana tjetër mjalti është i njohur për një shkëlqim natyral që i jep lëkurës suaj, për zbehjen e pikave të zeza dhe shenjave./neps.al 

Lini një koment