Sugjerojmë:

Një gatim ndryshe i patëllxhanëve, të kombinuar me domate dhe vezë

Vaj ulliri
2 patëllxhanë të prerë në rrathë
2 thelpinj hudhër
10 domate qershi të prera në mes
2 domate të qëruara dhe të prera në kubikë
1 lugë kafe sheqer
1 qepë
3-4 vezë
3 degë trumze
Kripë, Piper
Borzilok

1.Vendosni patëllxhanët në një tavë të madhe të shtruar me letër pjekje.

2.Hidhni kripë, piper dhe pak vaj ulliri.

3.Futini të piqen në furrë në 200 gradë për 20 minuta.

4.Ndërkohë në një tigan hidhni qepët të skuqen.

5.Shtoni hudhrën dhe domatet qershi dhe lërini të gatuhen për 2-3 minuta duke i përzier vazhdimisht.

6.Shtoni domatet e prera në kubikë, sheqerin,kripën, piperin, trumzën dhe borzilokun.

7.Mbulojeni me kapak dhe lërini të gatuhen për rreth 15 minuta.Shtoni patëllxhanët e pjekur duke i përzier mirë.

8.Më pas hidhni 2-3 vezë mes fergesës duke bërë pak vend dhe i lini në zjarr deri sa veza të jetë bërë.

Lini një koment