Nga emri i keqkuptuar tek mishi i egër: Gjithçka që duhet të dini për restorant “Pata Negra”
Si shumë të tjerë edhe unë kisha gabuar. Mendoja se kuptimi i emrit kishte të bënte me patën e zezë. Në fakt “Pata Negra”, kishte të bënte me proshutën e derrit të egër, të stazhionuar. Me këtë emër është një zonë në Spanjë, shumë e njohur për kultivimin e kësaj lloj proshute. Ky emër identifikohet me një nivel të lartë cilësie që merr gati dy vjet kohë, para se të përdoret. Klima karakteristike në të cilën proshuta ka origjinën, i jep një shije të butë, pak të ëmbël dhe aromë frutash.
Ideja origjinale ishte tërësisht e themeluesit të lokalit (pronarit siç shpesh i themi), që edhe pse nuk është kuzhinier, pasionin për kuzhinën e ka të pakufij. Me të njëjtin pasion, edhe menaxheri drejton një staf prej 10 vetësh dhe kujdeset që çdo gjë të shkojë vaj. Por ylli i vërtetë i lokalit është kuzhinieri.
Ai është shqiptar me një dhunti të jashtëzakonshme për të gatuar njëherësh mishin, peshkun dhe të egrat. Le të ndalemi tek kjo e fundit. Mishi i lepurit, kaprollit apo i patës ngjallin kureshtje tek kushdo që e ndesh në menunë e lokalit. Menjëherë e pyeta menaxherin se ku e merr këtë lloj mishi, pasi në vendin tonë gjuetia e tyre ështe e ndaluar me ligj.
Buzëqeshi. Në fillim më tha se kjo është pyetje që ia bëjnë shpesh. Me një qetësi më siguroi se mishi i egër vjen nga vendet ku lejohet gjuetia e tyre, si për shembull nga Kosova apo Greqia.
Lokali ka tre ambiente tepër të veçanta, ku në sy të binte patjetër oxhaku.
Vera është një element që mbizotëron. Çmimi i tyre fillon nga 800 lek e deri në 1000 euro, por ende këtë të fundit askush nuk e ka porositur, ndonëse “Pata Negra” frekuentohet edhe nga shumë figura publike, e sidomos nga politika.
Por kjo nuk është një arsye që ju të trembeni. Restoranti ka hapësirë për individët e të gjithë shtresave, pasi menuja ka një larmishmëri të paparë. Më thoni pak, sa restorante ka kryeqyteti që ofrojnë edhe mishin, edhe peshkun, edhe mishin e egër? Pak apo jo…
Për t’u rikthyer tek vera, më vuri në mendime fakti se shqiptarët zgjedhin atë huajën, e të huajit zgjedhin verën shqiptare. Menjëherë mendova se puna do të çalonte tek promovimi i verës siç duhej. Menaxheri më sqaroi më mirë duke më thënë se në thelb, nuk ka asnjë gabim, secila kulturë do të shtrihet edhe më gjerë. Madje edhe tek vera.
Pjata që klientët preferojnë më shumë është antipasta me proshutë “Pata Negra”. Sidomos gratë që janë kliente besnike në këtë lokal, e kanë pikë të dobët.
Në vitin 2018 “Pata Negra” është vlerësuar si restoranti më i mirë i mishit dhe peshkut. Ushqimi i tij, që e ngre në një nivel tjetër shqisën e të shijuarit, është një arsye e fortë pse duhet të filloni të bëni porosi online nga ky lokal, edhe kur nuk keni mundësi të shkoni fizikisht.
Snapfood e ka bërë pjesë të tijën, për t’ju garantuar juve se ushqimi që porosisni vjen absolutisht nga më të mirët.
https://www.instagram.com/p/Bs8aqnzHwp5/
Shijoni mishin, peshkun, mishin e egër apo antipastën me proshutë “Pata Negra”, vetëm në tri hapa:
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment