A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Në fakt, njerëzit bëjnë gjëra nga më të çuditshmet për hirë të shëndetit dhe mirëqenies. Më poshtë do të lexoni për 6 truke që ndoshta nuk i kishit dëgjuar ndonjëherë, por që funksionojnë vërtet.
Birrë në vend të shampos së flokëve
Ky është edhe sekreti i Catherine Zeta-Jones për flokë të mëndafshtë në ekran. Lani flokët si zakonisht, hidhni një gotë birrë më pas dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Më pas lajini. Do të keni flokë të shndritshëm, të bukur dhe pa kosto.
Avokado në vend të maskës së flokëve
Juan Carlo Maciques, stilist flokësh i shumë yjeve sugjeron aplikimin e një paste me avokado të shtypur në gjatësinë e flokëve tuaj për t’i pasur më të bukur e më të shëndetshëm, veçanërisht pasi i keni larë pas trajtimit me birrë.
Vaj kokosi në vend të pastës së dhëmbëve
Në fakt kjo gjë po kthehet në trend në gjithë botën. Merrni një lugë gjelle vaj kokosi në gjendje të ngurtë dhe masazhojeni në gojë për 5-20 minuta. Ata që e kanë provuar japin garanci për dhëmbë më të bardhë e më të pastër. Kjo metodë gjithashtu largon toksinat nga trupi përmes gojës.
Vodka për aromën e keqe të këmbëve
Nëse këmbët tuaja mbajnë aromë të keqe, aplikoni vodka në to. Vodka vret çdo bakter që shkakton aromë të keqe. Aplikojeni me pambuk tek këmbët duke i pastruar mirë ato ndërkohë që edhe ktheni një gotë.
Ndaloni lemzën me sheqer
Është vërtet e bezdisshme të të zërë lemza gjatë gjithë kohës. Nëse ju nis lemza, hani një lugë sheqer pasi besohet se ndalon spazmat në diafragmë.
Nëse ju zë deti, hani ullinj
Nëse stomaku juaj ndihet sikur po i jep një varke, provoni të hani ullinj për të reduktuar prodhimin e pështymës, kështu që do të ndiheni menjëherë më mirë. Merrni me vete një kavanoz ullinj herës tjetër që do të bëni një udhëtim me anije ose traget. Por mos pini alkool, pasi ai përkeqëson gjendjen që shkaktohet nëse ju zë deti.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment