Në tryezën e Bleona Qerretit: Si të gatuajmë ushqimin e preferuar të këngëtares

Të gjithë kemi një ushqim apo ëmbëlsirë të preferuar, kështu edhe këngëtarja Bleona Qerreti zgjedh gjithmonë krepat nëse do të zgjidhte mes ushqimeve të preferuara, megjithëse dieta është primare.

Vetë këngëtarja është shprehur se ajo “vdes” për krepat e mami Olit dhe do t’i hante çdo ditë nëse nuk do t’i duhej të mbante trupin në formë.

 

Recetën për krepa e gjeni mëposhtë:

Ingredientët

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një enë qelqi hedhim miellin dhe pak kripë.

2

I trazojmë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra.

3

Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik.

4

Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun.

5

Vazhdojmë ta rrahim mirë masën.

6

Shkrijmë gjalpin në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur.

7

Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.

8

Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve.

9

Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij, një garuzhde me masën e përgatitur.

10

E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri, e ka një formë T.

11

E lëmë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.

12

Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës, me nutella, reçel apo proshutë, djathë etj.

Lini një koment