Sugjerojmë:

Në nerva e sipër! Historia e shpikjes së patatatinave qenka thjesht e paparë

Të gjithë ne e kemi falenderuar pa e ditur kush është atë që shpiku patatinat dhe shijen e tyre të mrekullueshme.

Dhe më në fund ka ardhur momenti të njihemi me të dhe arsyen pse shpiku patatinat, që sot janë një nga ushqimet më të shijshme që ekzistojnë.

Në vitin 1853, George Crum, një kuzhinier në Nju Jork, i shpiku pa dashje patatet e skuqura me feta kur një klient i bezdisshëm e riktheu në kuzhinë të skuqte patate sepse patatet e skuqura franceze të tij ishin të buta.

Në  përpjekje për t’i dhënë një leksion klientit, Crum vendosi t’i presë patatet në feta shumë të holla dhe t’i skuqte aq shumë sa të bëheshin krokante dhe t’i mbyste me kripë.

Për habinë e tij, klienti i pëlqeu patatet e shërbyera dhe në ditët e sotme ky shërbim njihet si shërbimi i parë i patatinave në histori.

Lini një koment