Sugjerojmë:

Si t’i qërojmë hudhrat me ndihmën e një tasi me kapak

Përdorja e hudhrave të freskëta është e pashmangshme për thuajse çdo gatim në kuzhinë. Për supë, tavë apo gjithçka tjetër ato përdoren që të aromatizojnë gatimin dhe t’i japin një shije akoma më të mirë.

Por shpeshherë me siguri përtoni t’i qëroni pasi janë mjaft të bezdisshme dhe gjysma e tyre ju ikën bashkë me fletët e holla, por gjyshja se nëse thjesht karafilin e hudhrës e ndajmë në thelpinj dhe e fusim në një tas duke e tundur fort fletët e panevojshme bien vetë. Ja si të veproni:

1.Hudhrat i ndani në thelpinj një nga një.

2.Pastaj i hidhni në një tas dhe sipër i vendosni një kapak.

3.Tundini fort dhe për pak sekonda hudhrat do të jenë qëruar dhe mudn t’i përdorni si të doni.

Lini një koment