Ndiheni akoma të lodhur edhe pas 8 orëve gjumë? Ka një arsye!
Thuhet se duhet të flemë 7-8 orë në ditë, në mënyrë që të përballojmë ditën me energji. Por ka disa arsye që tregojnë se vetëm kaq nuk mjafton. Një ekspert i gjumit na ka zbuluar se bëhet fjalë për një gabim të vogël që bëjmë të gjithë.
Dr. Camel Harrington thotë se, në vend që të fokusohemi te orët e gjumit, duhet të sigurohemi që të kemi një orar zgjimi konstant.
Specialisti ka shpjeguar:
“Pjesa më e madhe e njerëzve, nuk e dinë që orari i zgjimit ndikon në orën kur shkojmë për të fjetur (kur na zë gjumi). Kur shohim dritën e parë të mëngjesit, truri ynë e ndërpret çlirimin e melatoninës dhe është pikërisht ky ndryshim që stabilizon orën tonë biologjike”.
Është e rëndësishme të rivendosim një orë biologjike dhe të ngrihemi përditë në të njëjtën orë. Nëse zgjohemi përditë në orare të ndryshme, jo vetëm që do të na bëjë të flemë më keq, por mund të ndikojë edhe në urinë e pakontrolluar apo mungesën e energjive gjatë ditës.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment