Sugjerojmë:

Muffins me portokall për një shije fantastike

200 gr miell
200 gr sheqer
1 lugë gjelle pluhur për pjekje
½ lugë çaji kripë
¼ gotë vaj
¼ gotë gjalpë i zbutur
¼ gotë krem emblesirash
1/3 gotë koncetrat i lëngut të portokallit
3 të bardha vezësh
2.5 lugë çaji emulsion portokalli për pjekje
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
10 pika ngjyrues portokalli
  1. Së pari ngroheni furrën në temperaturë 180 gradë C pastaj përzieni së bashku miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe kripën.
  2. Në një mikser kombinoni vajin dhe gjalpin. Rrihini me shpejtësi mesatare dhe shtoni kremin dhe koncetratin e lëngut të limonit dhe rrihini për disa minuta me shpejtësi mesatare.
  3. Në një tjetër enë kombinoni të bardhat e vezëve, emulsionin e portokallit, vaniljën dhe ngjyruesin.
  4. Duke i rrahur me shpejtësi të ultë me mikser, ngadalë shtoni masën e miellit dhe masën e kremit me vaj dhe lëreni të kombinohet ngadalë.
  5. Shtoni të bardhat e vezëve dhe përzieni mirë. Provojeni brumin dhe përshtateni shijen sipas dëshirës tuaj.
  6. Merrni një enë për kek që përmban 30 hapësira për muffins dhe mbusheni atë me masë rreth 1/3-1/2 e hapësirës.
  7. Piqini për 15-20 minuta derisa të jenë gati. Hiqini dhe lerini të ftohen. Sapo të ftohen, me anë të një lugë gërryese gërryeni pak muffins-at në qendër dhe mbushni hapësirën me masën e portokallit.
  8. Siper i zbukuroni me krem.

Lini një koment