Muffin me qershi: Recetë perfekte për intolerantët ndaj laktozës
Përveçse të shijshme, qershitë janë një frut i pasur me benefite për shëndetin tonë. Të përdorura për të përgatitur muffin të ndryshme për mëngjesin ose vaktin e zemrës të gjithë familjen, këto ëmbëlsira nuk parashikojnë gjalpin ose qumështin mes përbërësve duke e bërë një ëmbëlsirë perfekte për ata që janë intolerantë ndaj laktozës.
Përbërësit:
300 gr miell 00
120 gr sheqer
120 gr vaj luledielli
120 gr lëng frutash (sipas dëshirës)
3 vezë
1 bustinë maja pluhur
Lëkura e grirë e gjysmë limoni
30 gr qershi
Përgatitja:
Ndani përgjysmë qershitë duke u hequr bërthamën. Thajini dhe kalojini në miell në mënyrë që të qëndrojnë në sipërfaqe e të mos humbasin në brumë gjatë pjekjes.
Grini lëkurën e limonit
Në një enë ose robot kuzhine, rrihni vezët me sheqerin.
Shtoni lëngun e frutave, vajin, lëngun e limonit dhe përziejini.
Më pas shtoni miellin dhe majanë dhe përziejini derisa të merrni një përbërje të butë dhe homogjene.
Hidhni nga një lugë nga brumi nëpër forma muffin dhe vendosni 3-4 qershi mbi secilën.
Piqini në 170 gradë për 20 minuta.
Sapo të ftohen, hiqini nga furra dhe spërkatini me sheqer pluhur
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment