Sugjerojmë:

Mprihni shkopinjtë! Sot është dita për sushi

Dikush diku ka thënë se Parisi është gjtihmonë një ide e mirë. Ekuivalenti i kësaj shprehjeje për ushqimin është padyshim sushi. Pandaj Snapfood ka një përzgjedhje të restoranteve më të mira të Tiranës për të shijuar superstarin e kuzhinës aziatike në ҫdo moment të ditës, kudo ku ti je.

Dhe për të na e lehtësuar akoma më shumë kërkimin për sushit e preferuara, mjafton të klikoni në menunë kryesore ikonën me imazhin e sushit dhe na shfaqen menjëherë të gjitha restorantet që e ofrojnë atë, sepse e keni parasysh… kur të ka shkuar mendja për sushi, nuk mund të humbasësh kohë.

Opium Sushi Bar

Ndër të parët që kanë sjellë sushi në Tiranë dhe padyshim ndër më të mirët! Sashimi për të lënë mendjen dhe në menunë e tyre ka një kategori “Maki Special”. Provojeni dhe na falenderoni më vonë!

Wonderbites

Në Wonderbites ka një mori pjatash super të shijshme aziatike, por padyshim sushi është ai që fiton ҫmimin e parë. Doni të provoni pak nga gjithҫka? Zgjidhni një kombo për ta ndarë me miqtë .

Nama Sushi

Dihet që me sushit e Nama-s të gjithë lëpijnë gishtat, por na lini t’ju flasim për 8-shen e ëndrrave: Nama Uramaki me salmon, karkalec tempura dhe avokado… Dhe mos harroni sallatën Exotic me mango që është padyshim shoqëruesja më e mirë.

Fancy Resto Lounge

Emri më i ri për sushi në Snapfood por padyshim ndër më të mirët. Niseni me një karkalec tempura dhe testoni sushi rolls nga menuja e tyre. Ҫdo zgjedhje është e mirë dhe nuk do të zhgënjeheni aspak.

Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment