Sugjerojmë:

Mollë në furrë të mbushura me fruta të thata

5 mollë
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle sheqer
100 gram fruta të thata (bajame, lajthi)
Pak kanellë
100 gram marmelatë fiku

1.Lani mirë mollët. me ndihmën e një thike specifike largoni pjesën e brendshme të farave, por pa e ndarë mollën në mes. Duhet të formoni një hapësirë për mbushjen.
2.Në një enë kombinoni marmalatën, frutat e thata, sheqerin dhe kanellë.
3.Me këtë masë mbushim mollët dhe mbi çdo mollë vendosim nga një lugë çaji gjalpë.
4.I vendosim mollët e mbushura në furrë të piqen për 25 minuta në temperaturën 180 gradë C. Shijojini!

Lini një koment